Mbështetja ndaj rilindjes dhe zhvillimit të vendeve të "Jugut Global" është një prioritet i Nismës Globale për Zhvillim, deklaroi të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian.
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, mori pjesë së fundmi në aktivitetin me temë "Nisma e Zhvillimit Global mbështet Jugun Global - Kina në veprim", mbajtur në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Në përgjigje të pyetjeve lidhur me eventin, Lin Jian u shpreh se mbi 100 vende dhe 20 organizata ndërkombëtare kanë mbështetur Nismën Globale për Zhvillim, duke marrë pjesë në të, që nga propozimi i nismës tre vjet më parë.
82 vende janë bashkuar me "Grupin e Miqve të Nismës Globale për Zhvillim", ndërsa mbi 70 vende dhe organizata ndërkombëtare janë integruar në Qendrën për Promovimin e Zhvillimit Global. Mekanizmat e kësaj nisme janë përmirësuar vazhdimisht. Janë krijuar mbi 30 platforma bashkëpunimi në tetë fusha prioritare, duke përfshirë Qendrën për Promovimin e Zhvillimit Global dhe përgatitjet për Qendrën e Studimeve mbi Jugun Global, e cila do ta ndihmojë atë për të hyrë në rrugën e shpejtë të zhvillimit.
Deri tani janë zbatuar në përgjithësi 32 masat praktike të arritura në Dialogun e Nivelit të Lartë për Zhvillimin Global. Ndërkohë janë realizuar mbi 1.100 projekte në kuadër të kësaj nisme. Kina ka organizuar gjithashtu mbi 2.000 projekte për ngritjen e kapaciteteve për vendet në zhvillim, duke trajnuar 60 mijë talente në fushë të ndryshme. Bashkëpunimet në kuadër të nismës po thellohen vazhdimisht, duke sjellë përfitime për "Jugun Global."
Lin Jian theksoi se arritja e mirëqënies dhe e zhvillimit është ëndrra e përbashkët e vendeve të Jugut Global. Pa modernizimin e Jugut Global, nuk mund të ketë modernizim global.