Investimet e drejtpërdrejta jofinanciare të Kinës u rritën me 12.4 për qind në tetë muajt e parë të vitit
2024-09-27 11:01:41

Foto nga VCG

Investimet e drejtpërdrejta jofinanciare të Kinës (ODI) u rritën me 12.4 për qind në baza vjetore në 94.09 miliardë dollarë amerikanë në tetë muajt e parë të vitit, treguan të enjten të dhënat nga Ministria e Tregtisë, cituar nga “Xinhua”.

Sipas të dhënave, këto investime të kompanive kineze në vendet partnere të nismës “Një brez, një rrugë” arritën në 20.51 miliardë dollarë amerikanë, 2.2 për qind më shumë se një vit më parë.

Foto nga VCG

Gjatë së njëjtës periudhë, xhiroja e projekteve të kontraktuara jashtë shtetit nga kompanitë kineze arriti në 97.34 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje prej 5 për qind, dhe vlera e kontratave të reja të nënshkruara u rrit me 21.1 për qind në 149.5 miliardë dollarë.

Foto nga VCG

Qarkullimi i projekteve të kontraktuara jashtë shtetit të ndërmarra nga kompanitë kineze në vendet partnere të “Një brez, një rrugë” ishte 78.47 miliardë dollarë amerikanë, 3.6 për qind më shumë në baza vjetore, ndërsa vlera e kontratave të saponënshkruara të kompanive kineze në këto vende arriti në 123.21 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje prej 18.8 për qind, treguan të dhënat. (Irma)