Foto nga VCG
Kina do të sigurohet që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të angazhohen të paktën në dy orë aktivitete fizike çdo ditë, deklaroi të enjten në një konferencë për shtyp zëvendësministri i Arsimit, Wang Jiayi, shkruan “Xinhua”.
Sipas tij, çdo ditë, nxënësit do të ndjekin një orë sportive dhe një orë ushtrime fizike pas mësimit.
Wang theksoi se masa ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të zakonshme të syve dhe peshës mes nxënësve, duke siguruar ekspozim të mjaftueshëm ndaj diellit.
Në Pekin, pushimi 10-minutësh ndërmjet orëve për arsimin e detyrueshëm është zgjatur në 15 minuta, duke filluar nga ky semestër vjeshte.
Autoritetet lokale të Arsimit thanë se vendimi synon t'u sigurojë mësuesve dhe nxënësve kohë të mjaftueshme pushimi ndërmjet orëve, ndërsa inkurajon nxënësit të kalojnë kohën jashtë për të promovuar më tej mirëqenien e tyre fizike dhe mendore. (Irma)