Kina ka 4 milionë stacione bazë 5G
2024-09-26 18:20:44
Baza 5G në qytetin Quanzhou të Kinës Juglindore / foto VCG
Numri i stacioneve bazë 5G në Kinë tejkaloi 4.04 milionë në fund të gushtit, sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.
Shifra përbën 32.1 për qind të numrit total të stacioneve bazë celulare në mbarë vendin, bën të ditur “Xinhua”. Numri i abonentëve celularë 5G arriti në 966 milionë në Kinë.
Rrjeti 5G në Kinë tani mbulon çdo qytet dhe qytezë, si dhe më shumë se 90 për qind të fshatrave.
Ministria tha se Kina do të vazhdojë të avancojë zhvillimin e rrjetit 5G dhe do të zgjerojë mbulimin e rrjetit në vende kulturore dhe turistike, objektet e kujdesit shëndetësor, universitetet, qendrat e transportit dhe sistemet e metrosë. (Elona)
Lajmet Kryesore