Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha të mërkurën se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Ukrainën për të ruajtur prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha në Nju-Jork, ku të dy kryediplomatët ndodhen për të marrë pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Wang Yi, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, theksoi se Kina gjithmonë ka mbështetur zgjidhjen paqësore të konflikteve, dhe kjo mbetet e pandryshuar edhe për çështjen e Ukrainës.
Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Sipas tij, Kina po mbikëqyr me kujdes situatën humanitare në Ukrainë dhe deri tani ka ofruar katër dërgesa me ndihma humanitare, duke qenë e gatshme të ofrojë ndihma shtesë sipas nevojave të Ukrainës.
Ai shtoi se Kina është gjithashtu e gatshme të mbajë komunikim me të gjitha palët, përfshirë Ukrainën, për të arritur paqen sa më shpejt.
Sybiha rikonfirmoi angazhimin e vendit të tij ndaj politikës së "Një Kine" dhe vullnetin për të ndërtuar një partneritet të fortë me Kinën, duke shtuar se Ukraina e vlerëson shumë qëndrimin e Kinës për krizën dhe përpjekjet e saj për paqen.