Kina u zotua të shtojë përpjekjet për të garantuar sigurinë në vendin e punës dhe për të përmirësuar sistemet e parandalimit dhe shuarjes së zjarrit gjatë stinëve të vjeshtës dhe dimrit.
Një video-konferencë e fokusuar mbi këto përpjekje u mbajt në Pekin të martën. Në konferencë u bë thirrje për një qasje të fortë të orientuar drejt problemit, bën të ditur “Xinhua”.
Autoriteteve iu kërkua të rrisin kapacitetin për mbikëqyrjen e sigurisë nga zjarri në nivel bazë dhe të hetojnë dhe korrigjojnë me rigorozitet rreziqet kryesore të sigurisë.
Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e parandalimit proaktiv, duke kërkuar zbatimin e përgjegjësive dhe masave për parandalimin e zjarreve në pyje në nivel bazë për të minimizuar sa më shumë rreziqet nga zjarri, si dhe për të garantuar sigurinë e publikut dhe personelit zjarrfikës. (Elona)