Kina: Lëshimi i raketës balistike ndërkontinentale është i ligjshëm dhe rutinë
2024-09-26 21:34:09
Ministria kineze e Mbrojtjes u shpreh të enjten se lëshimi i raketës balistike ndërkontinentale prej Kinës ishte i ligjshëm e rutinë, duke theksuar që Kina nuk e ka ndryshuar politikën e vet bërthamore.
Foto nga VCG
"Lëshimi i raketës balistike ndërkontinentale ka për qëllim testimin e performancës së armëve e stërvitjes sonë. Është një veprim i ligjshëm e rutinë stërvitjeje ushtarake," tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Zhang Xiaogang në një konferencë shtypi.
Forca e Raketave e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës lëshoi të mërkurën një raketë balistike ndërkontinentale, e cila mbarti një mbushje të rreme në ujërat ndërkombëtare të Oqeanit Paqësor.
Lajmet Kryesore