Wang Yi: Kina dhe BE-ja duhet të forcojnë besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin
2024-09-26 17:41:08

foto nga

foto nga MPJ e Kinës

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të mërkurën me përfaqësuesin e lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të Bashkimit Evropian (BE) Josep Borrell, në kuadrin e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.

Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, shprehu vlerësimin e tij për angazhimin dhe përpjekjet e Borrell-it si kryediplomat i BE-së për nxitjen e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërmjet të dy palëve.

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe BE-së u sjell dobi të dyja palëve dhe përputhet me interesat e tyre themelore e afatgjata dhe me shpresat e bashkësisë ndërkombëtare, tha Wang.

Ai shprehu shpresën se BE-ja do t'i përmbahet autonomisë së vet strategjike, do të shmanget nga ndërhyrjet e jashtme dhe do të nxisë zhvillimin e shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kinën.

foto nga MPJ e Kinës

Borrell-i, nga ana e tij, tha se rritja e Kinës është një prirje historike e pandalshme. Kina është tashmë një vend i fuqishëm dhe do të vazhdojë të bëhet më e fortë. Bota ka nevojë për Kinën dhe Evropa duhet të forcojë bashkëpunimin me Kinën.

Bota nuk është paqësore, teksa sfidat dhe konfliktet po vazhdojnë të shtohen dhe vendet e ndryshme duhet të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë, shtoi ai.

Të dy palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi krizën në Ukrainë.