Zëvendëskryeministri kinez kërkon mbikëqyrje më të fortë të sigurisë ushqimore
2024-09-26 16:52:44

Zëvendëskryeministri kinez Zhang Guoqing/Xinhua

Zëvendëskryeministri kinez Zhang Guoqing theksoi të mërkurën nevojën për të forcuar mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore dhe për të vendosur dënime të ashpra për aktivitetet e paligjshme të lidhura me to.

Zhang i bëri komentet në aktivitetin kombëtar të ndërgjegjësimit për sigurinë ushqimore 2024 të mbajtur në Pekin.

Ai nënvizoi rëndësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve të sigurisë ushqimore për të përmbushur më mirë aspiratat e qytetarëve për një jetë me cilësi të lartë, citon “Xinhua”.

Për të arritur këtë qëllim, ai theksoi domosdoshmërinë e parandalimit të rreziqeve në burim dhe përmirësimit të mëtejshëm të sistemit të standardeve. Ai gjithashtu bëri thirrje për fokusimin në çështjet kryesore me interes publik, reagimin e shpejtë dhe vendosjen e dënimeve të rënda.

Për më tepër, Zhang bëri thirrje për masa të rrepta të kontrollit të rrezikut dhe përpjekje për të krijuar një sistem të fuqishëm të gjurmueshmërisë së sigurisë ushqimore. (Elona)