Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, tha të enjten gjatë një konference shtypi se forcat kineze kanë trajtuar sipas ligjit aktivitetet e anijeve të Forcave Vetëmbrojtëse të Japonisë në Ngushticën e Tajvanit. Kina është vigjilente ndaj qëllimeve politike të këtij veprimi të Japonisë dhe i ka paraqitur një protestë të ashpër palës japoneze.
Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Sipas raporteve, të mërkurën, një destrojer i Forcave Detare të Vetëmbrojtjes të Japonisë kaloi për herë të parë përmes Ngushticës së Tajvanit. Sipas mediave japoneze, ky veprim synon për t'iu kundërpërgjigjur aktiviteteve ushtarake të Kinës rreth Japonisë dhe për të promovuar lundrimin e lirë.
Zëdhënësi rikonfirmoi që çështja e Tajvanit ka lidhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, si edhe me bazën politike të marrëdhënieve kino-japoneze, duke shtuar se çështja e Tajvanit është një vijë e kuqe që nuk mund të shkelet. Ai theksoi:
"Në vitin 1972, Japonia ka bërë një premtim të qartë në Deklaratën e Përbashkët Kino-Japoneze, duke deklaruar se 'Qeveria e Japonisë njeh Qeverinë e Republikës Popullore të Kinës si qeverinë e vetme të ligjshme të Kinës. Qeveria e Republikës Popullore të Kinës ripohon se Tajvani është pjesë e pandashme e territorit të Republikës Popullore të Kinës. Qeveria japoneze e kupton dhe respekton plotësisht këtë qëndrim të qeverisë kineze dhe zotohet të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme nenin tetë të Deklaratës së Potsdamit.' Ne i bëjmë thirrje palës japoneze që të mbajë premtimet e saj për çështjen e Tajvanit, të flasë e të veprojë me kujdes dhe të mos krijojë shqetësime për marrëdhëniet Kinë-Japoni dhe për paqen e qëndrueshmërinë në ngushticën e Tajvanit."