Kina ka rrjetin më të madh të sigurimeve shoqërore në botë
2024-09-26 18:26:19

foto VCG

Kina ka ndërtuar rrjetin më të madh në botë të sigurimeve shoqërore. Zëvendësministri i Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore,  Li Zhong, tha në një konferencë për shtyp se numri i njerëzve të mbuluar nga sigurimet bazë të pleqërisë, papunësisë dhe sigurimi për lëndimet e lidhura me punën kishte arritur përkatësisht në 1.07 miliardë, 245 milionë dhe 301 milionë, shkruan “Xinhua”.

Sipas Li, 98 për qind e popullsisë së Kinës ka karta të sigurimeve shoqërore.

Li vuri në dukje gjithashtu se ministria do të optimizojë më tej koordinimin e sigurimit bazë të pleqërisë për punonjësit e ndërmarrjeve dhe do të promovojë sistemin privat të pensioneve në mbarë vendin, ndërsa do të vazhdojë të zgjerojë mbulimin e sigurimeve shoqërore.

Zëvendësministri tha se ligjet dhe rregulloret që lidhen me sigurimet shoqërore gjithashtu do të përmirësohen dhe rishikohen në kohën e duhur sipas nevojës. (Elona)