Mësimi më i rëndësishëm nga marrëdhëniet midis Kinës dhe ShBA është se të dy vendet duhet të jenë partnerë, jo rivalë, theksoi ministri i Jashtëm kinez Wang Yi të mërkurën në Nju-Jork.
Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Wang, i cili është edhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, i tha këto gjatë një takimi me përfaqësues të Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet Kinë-ShBA, të Këshillit të Biznesit ShBA-Kinë, të Dhomës së Tregtisë të ShBA-së, të Institutit Aspen, të Shoqatës Aziatike dhe të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Pala amerikane duhet të pranojë se edhe Kina ka të drejtë të zhvillohet, vuri në dukje Wang, duke shtuar se zhvillimi i Kinës është një mundësi, jo një sfidë, për ShBA-në dhe botën.
Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Si vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si dy ekonomitë më të mëdha në botë, Kina e ShBA-ja duhet të përpiqen për zhvillimin e qëndrueshëm e të shëndetshëm të marrëdhënieve ndërmjet tyre, si edhe të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare për të trajtuar sfidat e shumta globale me të cilat përballet bota sot, tha Wang.
Ai shprehu shpresën që ShBA-ja do të ketë një njohje objektive e racionale për Kinën, për të forcuar mirëkuptimin e besimin e ndërsjellë.