Kina shton mbi 30.000 emra vendesh rurale në listat e mbrojtjes sipas projektit të emërtimit gjeografik
2024-09-25 10:16:12

Foto nga VCG

Më shumë se 30.000 emra të vjetër të vendeve rurale janë shtuar në listat e mbrojtjes së Kinës që nga fillimi i një projekti për emërtimin gjeografik rural vitin e kaluar. 

Tang Chengpei, zëvendësministri i Çështjeve Civile, tha në një konferencë për shtyp se projekti, i cili mbledh emrat e vendeve rurale dhe i fut ato në harta, synon të përmirësojë emërtimin gjeografik dhe mbrojtjen kulturore në zonat rurale, citon “Xinhua”.

Deri në gusht të këtij viti, qeveria kishte standardizuar emërtimin e 430.000 vendndodhjeve, kishte instaluar 330.000 tabela emrash dhe 14.42 milionë pllaka ndërtesash dhe dyersh në zonat rurale në kuadër të projektit, tha Tang.

Qeveria ka ofruar gjithashtu udhëzues për shërbimet e hartave në internet për të paraqitur emra të saktë të vendeve rurale, gjë që ka lehtësuar udhëtimet në zonat rurale.

Duke përfituar nga projekti i emërtimit, shumë vende kanë krijuar një sërë markash gjeografike të produkteve bujqësore dhe emërtimi i vendeve rurale është integruar me zhvillimin e tregtisë elektronike rurale dhe turizmit bujqësor. (Elona)