Foto nga CMG
U mbajt të mërkurën në Moskë aktiviteti "Shkruar në qiell: Historia ime me Kinën", me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Në këtë aktivitet të organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), kryetari i CMG-së Shen Haixiong mbajti një fjalim në video. Morën pjesë edhe ambasadori kinez në Rusi Zhang Wei, këshilltari kulturor i ambasadës kineze në Rusi Feng Litao, zv.kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Lartë të Federatës Ruse, Andrey Denisov, presidenti i "Rossijskaya Gazeta" Pavel Negoitsa, si edhe mbi 100 të ftuar të tjerë.
Foto nga CMG
Shen Haixiong u shpreh se, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, Grupi Mediatik i Kinës nisi aktivitetin global "E shkruar në qiell: Historia ime me Kinën", duke mbledhur "letra në re" nga miqtë prej më shumë se 60 vendeve, që treguan më shumë se 1600 histori të dashurisë ndërmjet Kinës dhe vendeve të tjera. Fjalët e ndryshme përcjellin emocione të përbashkëta, përfaqësojnë integrimin e thellë të emocioneve dhe kulturave të të gjitha vendeve të botës, përmbajnë dëshirën e thellë për paqen e bukurinë të popujve të të gjitha vendeve dhe kondensojnë fuqinë e thellë të miqësisë së njerëzve përtej kufijve kombëtarë, kohës dhe hapësirës. Plenumi i tretë i Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së ofroi mundësi të reja zhvillimi për modernizimin global dhe zgjeroi dritaren për thellimin e shkëmbimeve dhe mësimit të ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve. “Ne do ta marrim si misionin tonë forcimin e shkëmbimeve kulturore ndërkombëtare dhe promovimin e dialogut ndërmjet qytetërimeve globale e të shkëmbimeve njerëzore, duke punuar bashkërisht për të promovuar ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin", shtoi Shen Haixiong.
Foto nga CMG
Ambasadori i Kinës në Rusi Zhang Wei theksoi se ky vit është 75-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe 75-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Rusisë. Vitet e fundit, nën udhëheqjen strategjike të presidentëve Xi Jinping dhe Vladimir Putin, marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Rusisë kanë ardhur duke u thelluar. Që nga viti 2024, liderët e të dy vendeve janë takuar dy herë, duke bërë projektimin strategjik dhe planin për bashkëpunim në të gjitha fushat.