Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut janë një përpjekje e palëkundur e qeverisë kineze, tha ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi gjatë një takimi të martën me Komisionerin e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk në Nju-Jork, ku ata ndodhen për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Duke vënë në dukje se qeverisja globale e të drejtave të njeriut po përballet me sfida komplekse, Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, shprehu shpresën që Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) do të ndjekë multilateralizmin, do të përmbushë detyrat e saj në mënyrë të drejtë e objektive, si edhe do të angazhohet në dialog e bashkëpunim konstruktiv me vendet e ndryshme.
Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Wang theksoi se Kina kundërshton politizimin e të drejtave të njeriut nga disa vende dhe përdorimin e tyre për konfrontim.
Ai nënvizoi se Kina është e gatshme të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me OHCHR-në bazuar në respektin e ndërsjellë dhe të promovojë së bashku zhvillimin e shëndetshëm të kauzës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Nga ana e tij, Turk u shpreh se OHCHR-ja është e gatshme të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin me Kinën për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë.