Kina lëshon me sukses një raketë balistike ndërkontinentale në Paqësor
2024-09-25 15:21:09

foto nga uebsajti i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës
Agjencia Xinhua njoftoi se të martën paradite në orën 08:44, Forcat e Raketave të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës lëshuan një raketë balistike ndërkontinentale me mbushje imituese për stërvitje, drejt ujërave të hapura të Paqësorit. Raketa ra saktësisht në hapësirën e parashikuar detare.
Ky lëshim, i cili është një operacion i rregullt i stërvitjes vjetore të Forcave të Raketave, për të kontrolluar manovrueshmërinë e armëve dhe nivelin e stërvitjes së trupave, arriti qëllimin e parashikuar.
Pala kineze njoftoi paraprakisht vendin përkatës për lëshimin.
Lajmet Kryesore
