Dy panda gjigante do të mbërrijë në Hong Kong të enjten
2024-09-25 18:36:37

Dy panda gjigante të dhuruara nga qeveria qendrore për Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) të Kinës do të mbërrijnë në qytet të enjten, njoftoi të martën John Lee, shefi ekzekutiv i HKSAR.

Lee tha në një konferencë për shtyp se pandat pritet të takohen me publikun rreth mesit të dhjetorit të këtij viti, pasi të kalojnë në karantinë për të paktën 30 ditë dhe të kalojnë 30 ditë më shumë për t'u përshtatur me mjedisin e ri, shkruan “Xinhua”.

Panda mashkull, e quajtur An An në shtëpinë e tij të mëparshme në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, peshon rreth 130 kilogramë, ndërsa panda femër Ke Ke peshon rreth 100 kilogramë.

Së bashku me Ying Ying, Le Le dhe binjakët e porsalindur, Hong Kongu do të ketë gjashtë panda gjigante.

Lee falënderoi qeverinë qendrore për dhuratën, duke thënë se i gjithë qyteti mezi pret ardhjen e tyre. (Elona)