
Foto nga Ministria e Tregtisë e Kinës
Kina dhe Zvicra nisën negociatat për një përmirësim të marrëveshjes së tregtisë së lirë kino-zvicerane (MTL), me të dyja palët që ranë dakord të intensifikojnë konsultimet dhe të arrijnë një marrëveshje të nivelit të lartë sa më shpejt të jetë e mundur.

Foto nga Ministria e Tregtisë e Kinës
Ministria Kineze e Tregtisë bëri të ditur në një deklaratë se ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, dhe Guy Parmelin, këshilltar federal zviceran dhe kreu i Departamentit Federal të Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit Zviceran, njoftuan nisjen e bisedimeve përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë, citon “Xinhua”.
Wang tha se qëkur hyri në fuqi 10 vjet më parë, MTL-ja kino-zvicerane ka luajtur një rol pozitiv në nxitjen e rritjes së tregtisë dypalëshe dhe ndërmarrjet në të dy vendet kanë përfituar vërtet.

Foto nga VCG
Përmirësimi i MTL-së do të ndihmojë në zgjerimin e tregtisë dypalëshe dhe nxitjen e investimeve të dyanshme dhe do të promovojë përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve, tha Wang, duke shtuar se do të tregojë gjithashtu mbështetjen e të dy vendeve për tregtinë e lirë. (Elona)
