Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha të martën se, përballë rritjes së proteksionizmit dhe antiglobalizimit, Kina e Zvicra, si mbrojtëse të tregtisë së lirë, duhet të demonstrojnë me veprime konkrete se globalizimi ekonomik është i pakthyeshëm.
Wang Yi takohet me ministrin e Jashtëm zviceran Ignazio Cassis/Ministria e Jashtme e Kinës
Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i tha këto gjatë bisedimeve me ministrin e Jashtëm zviceran Ignazio Cassis në Nju-Jork, ku ata ndodhen për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ai përshëndeti shpalljen nga ana e të dy vendeve të nisjes së negociatave për një version të përmirësuar të marrëveshjes së tregtisë së lirë.
Nga ana e tij, Cassis vuri në dukje që pala zvicerane do të bëjë çdo përpjekje për të nxitur procesin e negociatave dhe për të promovuar bashkëpunimin ekonomik e tregtar dypalësh.
Wang Yi takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç/Ministria e Jashtme e Kinës
Wang Yi u takua gjithashtu edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, presidentin iranian Masoud Pezeshkian, ministren e Jashtme australiane Penny Wong, ministren e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock, ministren e Jashtme të Argjentinës Diana Mondino dhe të tjerë.
Wang Yi takohet me presidentin e Iranit Masoud Pezeshkian/Ministria e Jashtme e Kinës