Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i bëri thirrje të martën Këshillit të Sigurimit OKB-së të ndërmjetësojë mosmarrëveshjet, të nxitë kërkimin e gjuhës së përbashkët dhe të krijojë një paqe të qëndrueshme për çështjen e Ukrainës.
Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Kriza në Ukrainë tani ka hyrë në vitin e tretë, dhe konflikti vazhdon të përshkallëzohet, me shtimin e viktimave civile dhe intensifikimin e efekteve të përhapura, ndërsa perspektiva e paqes mbetet e largët, tha Wang gjatë pjesëmarrjes në një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën në selinë e OKB-së në Nju-Jork.
Çdo ditë shtesë e krizës sjell më shumë vuajtje për njerëzit, më shumë shkatërrim në rajon dhe më shumë paqendrueshmëri në botë, tha kryediplomati kinez, duke shtuar se kjo situatë është e paqëndrueshme dhe duhet të ndryshohet me të gjitha përpjekjet e mundshme.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve t'i japin përparësi paqes e mirëqenies së njerëzve, duke nxitur me sinqeritet dialogun dhe negociatat.
Kryediplomati kinez theksoi nevojën urgjente për të rritur ndërgjegjësimin mbi krizën dhe për të ulur tensionet.
Sipas tij, përparësi kryesore është ndjekja e tre parimeve: parandalimi i përhapjes së konfliktit përtej fushëbetejës, shmangia e përshkallëzimit dhe ndalimi i nxitjes së mëtejshme të konfliktit.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e promovimit të dialogut e paqes dhe të menaxhimit të efekteve dytësore të krizës.