Kina do të sigurojë ushqime më të larmishme për misionet e eksplorimit të hapësirës së thellë
2024-09-24 14:52:30

Forumi i Dytë i Fronit të Parë i Mjekësisë Hapësinore u nis në Hangzhou, kryeqendrën e provincës Zhejiang në Kinën Lindore, më 21 shtator 2024. [Foto/zju.edu.cn]

Kina po punon për të shërbyer një gamë më të larmishme të opsioneve ushqimore për misionet e ardhshme të eksplorimit të hapësirës së thellë, u tha në Forumin e Dytë të Mjekësisë Hapësinore të mbajtur në Hangzhou, në provincën Zhejiang në Kinën lindore, shkruan “China Daily”.

Gjatë Festës së Mesvjeshtës, një traditë që simbolizon bashkimin familjar, ekuipazhi i Shenzhou XVIII në stacionin hapësinor orbital të Kinës shijoi ëmbëlsira tradicionale, si dhe gatime me mish qengji e derri, të cilat ishin përgatitur paraprakisht nga ekipi i mbështetjes tokësore.

“Ne kemi zhvilluar teknologji për të dërguar kuzhinën kineze në hapësirë, duke i lejuar astronautët të shijojnë ushqime të gatuara në shtëpi”,- deklaroi Li Yinghui, studiues në Qendrën e Kërkimit dhe Trajnimit të Astronautëve në Kinë.

Li shtoi se Kina ka avancuar me teknologjinë e kontrollit të saktë të të ushqyerit dhe ka krijuar standarde të sakta për furnizimet ushqimore të fluturimeve në hapësirë, që mund të ndihmojnë astronautët të trajtojnë çështjet fiziologjike të shkaktuara nga mungesa e peshës dhe rrezatimi dhe të qëndrojnë të shëndetshëm gjatë misioneve që zgjasin mbi 180 ditë.

Me synimin për misionet e ardhshme në hapësirën e thellë, Kina po punon edhe në në teknologji të tilla si gatimi në orbitë që mund të mbështesë jetën afatgjatë përtej Tokës, tha Zang Peng, studiues në Qendrën e Kërkimit dhe Trajnimit të Astronautëve. (Fatosi)