Kina regjistron rritje të shkallës së urbanizimit gjatë 75 viteve të fundit
2024-09-24 14:55:53

foto nga CFP

foto nga CFP

Shkalla e urbanizimit të Kinës, e cila mat raportin e banorëve të përhershëm në zonat urbane në raport me popullsinë totale, u rrit me 55.52 pikë përqindje nga fundi i vitit 1949 në 66.16 për qind deri në fund të vitit 2023, njoftoi të hënën  Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), shkruan “Xinhua”.

Gjatë 75 viteve të fundit, që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës, vendi ka pësuar procesin më të madh dhe më të shpejtë të urbanizimit në historinë botërore, thuhet në raportin e Statistikave.

Në fund të vitit 1949, në Kinë kishte vetëm 129 qytete, me një popullsi të kombinuar prej 39.49 milionë. Numri i qyteteve arriti në 694 në fund të vitit 2023, ndërsa në nivel prefekture dhe në qytetet më të mëdha banonin 673.13 milionë banorë. Midis tyre, kishte 29 qytete secili me një popullsi mbi 5 milionë banorë dhe 11 qytete secili me një popullsi mbi 10 milionë banorë.

Edhe rajoni perëndimor më pak i zhvilluar i Kinës po shënon rritje, duke përfaqësuar një proces urbanizimi më të ekuilibruar.

Ndër 11 qytetet në nivel prefekture që janë shtuar që nga viti 2011, nëntë prej tyre ndodhen në rajonin perëndimor. (Fatosi)