Kina kundërshton çdo shkelje të sovranitetit e të sigurisë së Libanit, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian kur iu përgjigj pyetjeve për sulmet ajrore në shkallë të gjerë të Izraelit në Liban, të cilat shkaktuan rreth 2 000 viktima, përfshirë gra dhe fëmijë.

Foto nga VCG
Lin theksoi se Kina është shumë e shqetësuar për këto ngjarje dhe e tronditur nga numri i madh i viktimave civile të shkaktuara nga veprimet ushtarake. Kina kundërshton me vendosmëri çdo veprim që shkel sovranitetin dhe sigurinë e Libanit dhe dënon fuqishëm të gjitha sulmet që dëmtojnë civilët e pafajshëm, shtoi ai.
Kina u bën thirrje të gjitha palëve të marrin menjëherë masa për të ulur tensionet, për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në rajon e për të ruajtur paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e popujve në Lindjen e Mesme, tha ai.
