Banka Qendrore: Krijimi i mjeteve të reja të politikës monetare për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të tregut të aksioneve
2024-09-24 16:05:39

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Pan Gongsheng/CFP

Së fundmi po krijohen instrumenta të reja të politikës monetare në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të tregut të aksioneve, kështu u shpreh Banka Qendrore e Kinës në një konferencë shtypi, më 24 shtator.

Siç njoftohet, do të krijohen lehtësira për shkëmbimin e letrave me vlerë për fondet dhe kompanitë e sigurimit. Mbështetja e letrave me vlerë, fondeve dhe kompanive të sigurimeve, të kualifikuara për të marrë likuiditet nga banka qendrore përmes pengut të aseteve, do të përmirësojë në masë të madhe aftësinë për të thithur fonde dhe për të rritur zotërimet e aksioneve.

Do të krijohet një rifinancim special për riblerjet e aksioneve. Ndërkohë bankat do të udhëzohen për të dhënë kredi për kompanitë e listuara dhe aksionerët e tyre kryesorë, në mbështetje të riblerjeve dhe zotërimeve të aksioneve. 

Përgjegjësit kryesorë të Bankës Popullore të Kinës, Administratës Shtetërore të Mbikëqyrjes Financiare dhe Komisionit Rregullator të Letrave me Vlerë prezantuan gjatë një konference shtypi masat mbështetëse financiare për një zhvillim ekonomik cilësor më 24 shtator. Ndërkohë ka filluar zbatimi paralel i një sërë politikash kryesore, duke rritur intensitetin e kontrollit të politikës monetare dhe duke mbështetur më tej rritjen e qëndrueshme ekonomike.(Xu Guang)