
Foto nga VCG
Maratona Taiyuan 2024 filloi në Taiyuan, kryeqendra e provincës Shanxi të Kinës Veriore, më 22 shtator, njofton China Daily. Në të morën pjesë 40,000 vrapues. Ky është një rekord i ri historik për Maratonën e Taiyuan.
Kjo maratonë përfshiu disa gara, maratonën e plotë, gjysmë maratonën dhe mini maratonën. Maratonën e fitoi atleti etiopian, Tafese Delelegn, me një kohë të jashtëzakonshme. Ai arriti të përfundojë garën në 2 orë, 10 minuta dhe 8 sekonda.
Në kategorinë e femrave, e fitoi atletja etiopiane, Fantu Zewude, me një kohë të shkëlqyer prej 2 orë, 25 minuta dhe 45 sekonda. Për herë të parë Maratona e Taiyuanit u mbajt në vitin 2010. Që atëherë, ajo është bërë një ngjarje e rëndësishme sportive në Kinë, duke tërhequr mijëra pjesëmarrës çdo vit.(Fatosi)
