Foto nga VCG
Anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe zv.kryeministri i Kinës Ding Xuexiang do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në ceremoninë e hapjes së Panairit të 21-të Kinë-ASEAN dhe Samitit të Biznesit dhe Investimeve Kinë-ASEAN, që do të mbahen më 24 shtator në qytetin Nanning të provincës Guangxi të Kinës Jugperëndimore.
Kryeministri i Malajzisë, Dato' Seri Anwar bin Ibrahim, do të mbajë një videofjalim, ndërsa zv.kryeministri i Kamboxhias Vongsey Vissoth, zv.kryeministri i Laosit Kikeo Khaykhamphithoune, zv.kryeministri dhe ministri i Financave i Vietnamit Hồ Đức Phớc, si dhe udhëheqës dhe zyrtarë të lartë të tjerë nga vendet e ASEAN-it dhe sekretari i përgjithshëm i ASEAN-it, Kao Kim Hourn, do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes.
Njoftimin e bëri të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian.