Kina do të thellojë bashkëpunimin me palët e tjera për Iniciativën e Zhvillimit Global
2024-09-22 15:59:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të thellojë bashkëpunimin me palët e tjera për Iniciativën e Zhvillimit Global, do të vazhdojë të ndajë mundësitë e zhvillimit të krijuara përmes modernizimit kinez dhe do të përshpejtojë zbatimin e Axhendës 2030 të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm, deklaroi në një konferencë shtypi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas saj, gjatë tre viteve të fundit, më shumë se 100 vende dhe shumë organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, kanë mbështetur dhe marrë pjesë në Iniciativën e Zhvillimit Global. Për më tepër, më shumë se 80 vende i janë bashkuar Grupit të Miqve të Iniciativës për Zhvillim Global.

Ajo tha se Kina ka krijuar një Fond të Zhvillimit Global dhe Bashkëpunimit Jug-Jug, i cili ka mbështetur më shumë se 150 projekte.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Nisma e Zhvillimit Global është propozuar nga Kina. Mundësitë dhe rezultatet që ajo ofron ndahen nga bota”,- tha Mao, duke shtuar se në debatin e ardhshëm të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, do të diskutojë me të gjitha palët mbi zhvillimin, bashkëpunimin dhe bashkimin e forcave që mbështesin zhvillimin dhe rigjallërimin e Jugut Global.  (Irma)