Punimet kërkimore shkencore në Kinë tejkalojnë mesataren globale në citime
2024-09-22 10:46:12

Foto nga VCG

Studiuesit shkencorë të Kinës kanë arritur një moment historik të ri, me punimet e tyre në revista ndërkombëtare që marrin citate mbi mesataren globale, thuhet në një raport të grupit të ekspertëve, cituar nga “Xinhua”.

Gjatë dekadës së fundit, punimet ndërkombëtare të studiuesve kinezë janë cituar mesatarisht 16.20 herë për punim, duke tejkaluar mesataren globale prej 15.76 për herë të parë, sipas raportit të publikuar nga Instituti i Informacionit Shkencor dhe Teknik të Kinës në varësi të Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë.

Foto nga VCG

Punimet kërkimore kineze në fushat e shkencës së materialeve, teknologjisë inxhinierike, kimisë, mjedisit dhe ekologjisë, shkencave kompjuterike, shkencave bujqësore dhe matematikës morën numrin më të madh të citimeve në mbarë botën në dekadën e fundit.

Raporti theksoi se në vitin 2023, mbi 40 për qind e citimeve në gazetat kineze në vitin e tyre të botimit erdhën nga vende dhe rajone jashtë Kinës.

India kishte numrin dhe frekuencën më të lartë të citimeve për gazetat kineze, e ndjekur nga SHBA-ja dhe Republika e Koresë.

Foto nga VCG

Sipas raportit, Kina pati gjithashtu norma të larta citimesh në fusha të tilla si shkenca e materialeve, kimia, fizika dhe shkenca mjedisore. (Irma)