Hainan, hapet ekspozita e botimeve digjitale
2024-09-22 16:35:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekspozita e 14-të Ndërkombëtare e Botimeve Digjitale të Kinës nisi të shtunën në Haikou të provincës Hainan të Kinës Jugore, duke tërhequr rreth 500 kompani si në internet, ashtu edhe me prani fizike.


Gjatë ekspozitës do të ketë edhe forume e aktivitete të tjera, me fokus në novacionin në krijimin e përmbajtjes digjitale, teknologjitë, kanalet dhe mënyrat e biznesit.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një seri produktesh e teknologjish digjitale janë paraqitur në ekspozitë, duke përfshirë librat elektronikë, audiolibrat, bazat e të dhënave, lojërat në internet dhe metaverse, realitetin virtual (VR) dhe realitetin e shtuar (AR).


Janë paraqitur gjithashtu produkte që tregojnë karakteristikat vendore. Për shembull, grupi i ekspozitave nga provinca Shanxi e Kinës Veriore, vendi i shumë prej pikave mahnitëse në videolojën kineze "Miti i Zi: Wukong", do të nxjerrë në pah një përzgjedhje botimesh që prezantojnë arkitekturën e lashtë dhe trashëgiminë kulturore të provincës Shanxi përgjatë udhëtimit të Wukong-ut në lojë.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të pranishmit brenda dhe jashtë vendit do të zhvillojnë diskutime mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në botimin digjital, për të forcuar zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë. (Jiang Lei)