Foto nga VCG
Një konferencë speciale për të shënuar 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Hungarisë u organizua nga Ambasada e Kinës në Hungari dhe Shoqata e Miqësisë Hungaro-Kineze, me prani të përfaqësuesve të nivelit të lartë, duke përfshirë zyrtarë hungarezë dhe kinezë, shkruan “Xinhua”.
Gjatë eventit u zhvilluan dhe disa panele diskutime me fokus historikun e bashkëpunimit dypalësh dhe perspektivat për të ardhmen.
Foto nga VCG
Ambasadori kinez në Hungari, Gong Tao, theksoi marrëdhënien e gjatë të dy vendeve. Ai tha se Kina është e gatshme të harmonizojë më tej nismën “Një brez, një rrugë” (BRI) me politikën e Hapjes Lindore të Hungarisë.
Janos Latorcai, nënkryetar i Parlamentit hungarez, foli për njohjen e hershme të Republikës Popullore të Kinës nga Hungaria dhe përfshirjen e vendit në nismë.
Ai theksoi gjithashtu rolin e organizatave të shoqërisë civile, si Shoqata e Miqësisë Hungaro-Kineze, në nxitjen e shkëmbimeve ndërkulturore.
Foto nga VCG
Attila Hidegh, zëvendëssekretar i Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, tha: “Pavarësisht sfidave që paraqet politika botërore dhe ekonomia globale, marrëdhëniet dypalëshe, të bazuara në miqësinë tradicionale dhe respektin reciprok, kanë pësuar një zhvillim të jashtëzakonshëm”.
Judit Eva Nagy, presidente e Shoqatës së Miqësisë Hungaro-Kineze, tha përpara takimit, në një prononcim për mediet, se mirëkuptimi midis dy palëve është më i mirë se më parë.
“Njerëzit bëhen më të interesuar dhe më të hapur ndaj kulturës së njëri-tjetrit”,- vuri në dukje ajo. (Irma)