Foto nga VCG
Tregu i softuerit të automjeteve në Kinë vlen më shumë se 65 miliardë juanë (rreth 9.2 miliardë dollarë amerikanë), që përbën 30 për qind të tregut total të softuerit në vend, thuhet në raportin mbi zhvillimin e forcës prodhuese cilësore në industrinë e automobilave, të publikuar bashkërisht nga “China Automotive Engineering Research Institute Co., Ltd” dhe “China Economic Information Service” gjatë Forumit të Zhvillimit të Forcave Prodhuese të Automobilave të mbajtur në komunën Chongqing, shkruan “Xinhua”.
Foto nga VCG
“Në fazën e parë të zhvillimit të industrisë rëndësi kishin makinat elektrike, ndërsa në fazën e dytë përqendrimi do të jetë te teknologjia inteligjente, me softuerin, sistemet operative dhe çipat e makinave si bazë”,- deklaroi Xu Haidong, zëvendëskryeinxhinieri i Shoqatës Kineze së Prodhuesve të Automobilave.
Sipas tij, softueri i automjeteve mund të menaxhojë me saktësi të gjithë makinën, duke përfshirë pajisjet e saj, drejtimin dhe aftësitë e komunikimit.
Raporti theksoi gjithashtu se shkalla e lokalizimit të çipave të automobilave është në rritje, pasi ndërmarrje të tilla si “Huawei” po bëjnë përparim në zhvillimin e çipave.
Foto nga VCG
Shkalla e lokalizimit të gjysmëpërçuesve të energjisë është rritur në 15 për qind deri në 20 për qind.
Industria e automobilave është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kinës, me prodhimin bruto të të gjithë zinxhirit industrial të automobilave që kontribuon me 10 për qind në produktin e brendshëm bruto të vendit, sipas raportit. (Irma)