Hapet regjistrimi për mediet për Ekspozitën e 7-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës
2024-09-22 16:01:15
Foto nga VCG
Nisi të premten regjistrimi për mediet për Ekspozitën e shtatë Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), e planifikuar të mbahet në Shangai, nga 5 deri më 10 nëntor, shkruan “Xinhua”.
Foto nga VCG
Regjistrimi do të jetë i hapur për gazetarët e medies globale deri më 20 tetor në faqen e internetit të CIIE-së (www.ciie.org), ose në aplikacionin CIIE.
Foto nga VCG
Si ekspozita e parë në botë me temë importin në nivel kombëtar, CIIE tërhoqi vitin e kaluar përfaqësues nga 154 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare.
Më shumë se 3400 ndërmarrje nga 128 vende dhe rajone morën pjesë në ekspozitën e biznesit. (Irma)
Lajmet Kryesore