Foto nga VCG
Festivali Ndërkombëtar Kulturor Konfuci do të çelet në Qufu, vendlindja e filozofit të njohur kinez, në provincën Shandong të Kinës lindore.
I planifikuar të zhvillohet nga 27 shtatori deri më 7 tetor, festivali do të përziejë kulturën me turizmin, me një sërë shfaqjesh arti, ekspozitash dhe aktivitetesh të kulturës popullore në të gjithë zonën, deklaroi Xu Rong, zyrtar i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit (MCT), citon “Xinhua”.
Foto nga VCG
Sipas tij, ministria do të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet e Shandong për ta shndërruar festivalin në një platformë globale për shkëmbimin kulturor, për të rritur shtrirjen dhe tërheqjen e qytetërimit kinez dhe për të promovuar ndërkulturën e mësimit dhe dialogut.
Foto nga VCG
Festivali i këtij viti organizohet bashkërisht nga qeveria provinciale e Shangdong, Ministria kineze e Kulturës dhe Turizmit dhe Komisioni Kombëtar Kinez për UNESCO-n. (Irma)