Foto nga VCG
Një diplomat i lartë kinez, duke folur në një sesion urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Libanin të premten, tha se Kina është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e mëtejshëm të mundshëm midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale.
Fu Cong, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, tha se Kina është thellësisht e tronditur dhe e shqetësuar për shpërthimet e mijëra pajisjeve të komunikimit si pagers dhe walkie-talkies në Liban, gjë që shkaktoi mijëra viktima.
Foto nga VCG
Fu shtoi se nisja e sulmeve pa dallim, nëpërmjet manipulimit në distancë të mjeteve të komunikimit, duke shkaktuar viktima masive civile dhe duke krijuar panik social, është e padëgjuar.
"Një veprim i tillë është padyshim një shkelje e rëndë e sovranitetit dhe sigurisë së një vendi, një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht e së drejtës humanitare ndërkombëtare si edhe një shpërfillje dhe abuzim i jetës njerëzore."
Foto nga VCG
Ndërsa dënoi sulmet, diplomati kinez tha se Kina bën thirrje për një hetim tërësor dhe në kohë të incidenteve për t'i vënë para përgjegjësisë planifikuesit dhe keqbërësit. (Jiang Lei)