Foto nga VCG
Kina do të ulë çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës duke filluar nga e shtuna, bazuar në ndryshimet e fundit në çmimet ndërkombëtare të naftës, njoftoi të premten planifikuesi kryesor ekonomik i vendit, citon “Xinhua”.
Çmimet e benzinës dhe të naftës do të ulen përkatësisht me 365 juanë (rreth 51,67 dollarë amerikanë) dhe 350 juanë për ton, bëri të ditur Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC).
Foto nga VCG
Sipas mekanizmit aktual të çmimeve, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen në përputhje me ndryshimet në çmimet ndërkombëtare të naftës bruto.
Sipas komisionit, tre kompanitë më të mëdha të naftës të Kinës - Korporata Kombëtare e Naftës e Kinës, Korporata Petrokimike e Kinës dhe Korporata Kombëtare e Naftës në det të hapur e Kinës - së bashku me kompanitë e tjera të përpunimit të naftës, duhet të ruajnë prodhimin e naftës dhe të lehtësojnë transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme.
Foto nga VCG
Qendra e monitorimit të çmimeve të komisionit parashikon që çmimet globale të naftës do të luhaten brenda një kohe të caktuar në afat të shkurtër. (Irma)