Kina regjistroi rritje neto të tokës bujqësore për tre vjet radhazi
2024-09-20 14:54:19

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina regjistroi rritje neto në sipërfaqen totale të tokës bujqësore për tre vjet radhazi, njoftoi të enjten Ministria e Burimeve Natyrore, citon “Xinhua”.

Që nga viti 2021, sipërfaqja totale e tokës bujqësore të vendit është zgjeruar me 17.58 milionë mu (rreth 1.17 milionë hektarë), deklaroi në një konferencë për shtyp Liu Guohong, zëvendësministri i Burimeve Natyrore.

Ai ia atribuoi arritjen përpjekjeve të vendit për t'u përqendruar në tokën bujqësore, masave të përmirësuara në kryerjen e reformave dhe një mekanizmi llogaridhënieje lidhur me mbrojtjen e tokës bujqësore.

Liu vuri në dukje se një sistem dinamik kontrolli në nivel provincial është krijuar për të siguruar që sasia totale e tokës bujqësore të mbetet e balancuar. Kina vazhdon të ketë prioritet sigurinë e grurit pasi ushqen mbi 1.4 miliardë njerëz me vetëm 9 për qind të tokës së punueshme në botë.

Gjatë viteve të fundit, janë zbatuar masa të ndryshme për të përmirësuar prodhimin e grurit, duke përfshirë ndërtimin e më shumë tokave bujqësore me standarde të larta dhe promovimin e teknologjive bujqësore.

Vendi raportoi rritjen e tij më të madhe të prodhimit të grurit në nëntë vjet këtë verë, e nxitur nga një korrje e fortë e grurit. (Irma)