Foto nga CFP
Autoritetet në provincën Zhejiang të Kinës lindore kanë marrë masa ndaj tajfunit “Pulasan”, i 14-i i vitit, i cili shoqërohet me shira të dendur dhe stuhi.
Mëngjesin e të enjtes, Zhejiang ngriti reagimin emergjent për parandalimin e tajfunit në nivelin III, shkruan “Xinhua”.
72 linja të trageteve të pasagjerëve në Zhoushan u pezulluan. Në qytetin Ningbo, u ndaluan 20 projekte ndërtimi bregdetare dhe 352 anije të përfshira në këto projekte u zhvendosën në ujëra të sigurta për t'u strehuar.
Sipas autoriteteve lokale meteorologjike, tajfuni “Pulasan” ndodhej rreth 405 km në juglindje të qarkut Xiangshan në Ningbo mëngjesin e të enjtes dhe u parashikua të lëvizte në veriperëndim me shpejtësi prej 40 deri në 45 km në orë, me intensitet të rritjes graduale.
Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës rinovoi alarmin e verdhë për tajfunin “Pulasan” të enjten në mëngjes.
Kina ka një sistem me katër nivele të reagimit ndaj emergjencave, me nivelin I që është përgjigjja më e ashpër dhe një sistem paralajmërimi të motit të koduar me ngjyra me katër nivele, ku e kuqja përfaqëson më të rëndat, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)