Kryediplomati kinez do të marrë pjesë në takimet e OKB-së
2024-09-20 11:51:44

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, do të marrë pjesë në Samitin e OKB-së për të Ardhmen dhe në debatin e përgjithshëm të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si përfaqësues i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, nga 22 deri më 28 shtator, njoftoi të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, citon “Xinhua”.

Gjatë kësaj jave, Wang do të marrë pjesë në ngjarje të organizuara nga Kina, duke përfshirë eventin për të promovuar Iniciativën e Zhvillimit Global dhe për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar për inteligjencën artificiale, si dhe ngjarje shumëpalëshe duke përfshirë Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit, takimin e ministrave të Jashtëm të BRICS dhe të ministrave të Jashtëm të G20, tha Lin.

Po ashtu, kryediplomati kinez do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, presidentin e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme dhe ministrat e Jashtëm ose krerët e delegacioneve të vendeve përkatëse, shtoi zëdhënësi. (Irma)