Avioni kinez C919 mbërrin në Xizang për herë të parë
2024-09-20 14:56:50

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Aeroplani i prodhuar në Kinë C919, nga Korporata Komerciale e Avionëve (COMAC), përfundoi të enjten një fluturim nga provinca jugperëndimore Sichuan drejt Rajonit fqinj Autonom Xizang, duke shënuar uljen e parë të avionit në këtë zonë, shkruan “Xinhua”.

Destinacioni i këtij fluturimi provë, Aeroporti Ndërkombëtar Lhasa Gonggar, ndodhet në luginën e lumit Yarlung Zangbo, në një lartësi prej 3569 metrash.

I rrethuar nga male të pjerrëta, kompleksi lokal dhe mjedisi i ndryshueshëm meteorologjik vendos kërkesa të larta për performancën operative të avionëve në lartësi të mëdha.

Avioni C919 tani do të kryejë fluturime testuese kërkimore dhe zhvillimi për disa sisteme kyçe, si kontrolli mjedisor dhe ecuria e fluturimit, që janë kritike për operacionet në lartësi të mëdha, si dhe kontrollet e përshtatshmërisë për aeroportet e rajoneve të larta.

Kjo pritet të vendosë bazat për plotësimin e nevojave operacionale të rrugëve ajrore në lartësi të madhe dhe zhvillimin e varianteve të avionëve në lartësi të mëdha në të ardhmen, sipas COMAC.  (Irma)