Më shumë se 70 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Edicionin e Shtatë të CIIE - Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës, bëri të ditur komiteti organizativ i ekspozitës.
Vizitorë kinezë në pavijonin e Estee Lauderit në edicionin e gjashtë të CIIE, nëntor 2023, Shangai(Foto nga VCG)
Numri i pjesëmarrësve pritet ta kalojë atë të edicionit të mëparshëm, thanë organizatorët.
Në veprimtarinë e cila planifikohet të mbahet në datat 5 - 10 nëntor, do të marrin pjesë për herë të parë Norvegjia, Sllovakia, Benini, Burundi, Madagaskari dhe UNICEF.
Vizitorë kinezë në pavijonin e Fonterra-s në edicionin e gjashtë të CIIE, nëntor 2023, Shangai(Foto nga VCG)
Vizitorë kinezë në pavijonin e Bosch-it në edicionin e gjashtë të CIIE, nëntor 2023, Shangai(Foto nga VCG)
Pavijoni kombëtar i Kinës do të pasqyrojë arritjet e fundit në thellimin e gjithanshëm të reformës, që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës para 75 vitesh.