Foto nga VCG
Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut regjistroi afro 4.5 milionë vizitorë në gusht, një rritje prej 9.2 për qind në baza vjetore, njoftoi Bordi i Turizmit, duke cituar të dhëna paraprake, shkruan “Xinhua”.
Nga janari deri në gusht të këtij viti, Hong Kongu regjistroi rreth 29.5 milionë turistë, 43.7 për qind më shumë në baza vjetore.
Statistikat tregojnë se nga të gjitha ardhjet e vizitorëve në gusht, rreth 3.66 milionë ishin nga Kina kontinentale dhe rreth 790.000 ishin nga vende të tjera, përkatësisht me një rritje vjetore prej rreth 6.6 për qind dhe 23.4 për qind.
Nga janari deri në gusht, rreth 23 milionë vizitorë ishin nga Kina kontinentale dhe rreth 6.6 milionë nga vende të tjera, përkatësisht me një rritje vjetore prej rreth 38.9 për qind dhe 63.5 për qind.
Dane Cheng, drejtor ekzekutiv i Bordit të Turizmit të Hong Kongut, tha se më shumë se 400 festime të ndryshme do të mbahen në të gjithë Hong Kongun këtë vit, në kuadër të 75-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Bordi i Turizmit të Hong Kongut do të nisë gjithashtu një sërë eventesh promovuese në Kinën kontinentale, për më shumë vizita në Hong Kong gjatë javës festive të Ditës Kombëtare. (Irma)