Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të premten për aktivizimin e plotë të epërsive politike të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), gjatë zhvillimit të të gjithë procesit të demokracisë popullore.
Sesioni vjetor i KKPPK-ut, 30 mars 2024, Pekin( Foto nga VCG)
Ai i tha këto në një mbledhje për të kremtuar 75 vjetorin e krijimit të KKPPK që u zhvillua në Pekin.
Sipas tij, përvoja 75 vjeçare ka vërtetuar se KKPPK është rezultat i kombinimit të teorive të frontit të unifikuar, partive dhe politikave demokratike, me praktikat e Kinës dhe traditat e shkëlqyera të kulturës kineze.
Është një risi e madhe e sistemit politik e realizuar nga PKK dhe partitë jo-komuniste, personalitetet pa parti, organizatat popullore, qarqet dhe kombësitë e ndryshme të Kinës. KKPKK ka një bazë shëndoshë kulturore, teorike dhe praktike, me karakteristika të theksuara kineze dhe epërsi të dukshme politike. Sipas tij, KKPPK është një sistem shkencor, efektiv dhe funksional, që ka një vlerë të veçantë në historinë e evolucionit të sistemit politik të njerëzimit.
Kreu i shtetit të Kinës theksoi se demokracia konsultative është pjesë e rëndësishme e gjithë procesit të demokracisë popullore. Ai paraqiti disa kërkesa për objektivat e ardhshme në këtë drejtim si:
KKPPK duhet të përmirësojë mekanizmin. Ajo të zgjerojë mënyrat dhe portalet e demokracisë konsultative, për të nxitur zhvillimin e saj sistematik në nivele të ndryshme.
KKPPK duhet të fokusohet në nxitjen e modernizimin kinez, thellimin e mëtejshëm të reformës së gjithanshme, promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë, mbrojtjen e harmonisë dhe qëndrueshmërisë shoqërore, nëpërmjet shfrytëzimit të epërsive të talenteve në qarqe të ndryshme.
KKPPK duhet të forcojë lidhjet me intelektualët që nuk janë anëtarë të PKK-së, me personalitetet nga sfera e ekonomisë private, ato nga shtresat e reja shoqërore e fetare, me banorët që jetojnë jashtë vendit, për të kontribuuar kështu për ndërtimin e vendit dhe rigjallërimin kombëtar.
Xi Jinping theksoi se mekanizmi i KKPPK duhet të përmirësohet më tej duke u koordinuar me forma të tjera konsultative, për të mësuar më nga afër aktualitetin shoqëror, për të bërë më shumë punë në shërbim të popullit, në paraqitjen e vërejtjeve apo zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshme.
Në mbledhjen e së premtes ishin të pranishëm gati 800 pjesëmarrës nga niveli drejtues i PKK-së, qeveria qendrore, organizatat përkatëse popullore. Gjithashtu edhe drejtues e përfaqësues të partive jo-komuniste, atyre pa parti dhe nga Federata Mbarëkineze e Industrisë dhe Tregtisë, si dhe anëtarë të Komitetit të Përhershëm të KKPPK.