Biletat e kinemasë gjatë Festës së Mesvjeshtës në Kinë shënuan rritje modeste
2024-09-19 11:54:39
Foto nga VCG
Të ardhurat nga shitjet e biletave të kinemasë në Kinë gjatë Festës së Mesvjeshtës, e cila zgjati tri ditë deri të martën, arritën në 389 milionë juanë (54.89 milionë dollarë amerikanë), sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Administrata e Filmit, cituar nga “Xinhua”.
Shifra shënon një rritje të lehtë nga 367 milionë juanë të regjistruar në vitin 2023 dhe 371 milionë juanë në vitin 2022, sipas platformës kineze të biletave të kinemasë,“Maoyan”. Ndërkohë, në vitin 2019, arkëtimet nga biletat gjatë kësaj feste arritën një rekord të lartë prej mbi 800 milionë juanësh.
Këtë vit, filmat vendas përbënin 85.35 për qind të totalit të fitimeve nga arkëtimet e biletave gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave zyrtare. (Elona)
Lajmet Kryesore