
Foto nga MPJ
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të mërkurën në Pekin me presidentin e Bashkimit të Parlamentarëve Kore e Jugut-Kinë, Kim Tae-nyeon.
Wang e vlerësoi këtë shoqatë për kontributin e saj në promovimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kinës e Koresë së Jugut, duke theksuar se të dy vendet, si fqinjë të ngushtë, duhet të mbajnë shkëmbime të rregullta.

Foto nga MPJ
Pavarësisht nga ndryshimet në rrethanat ndërkombëtare e rajonale, apo nga vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballen të dyja vendet, duhet të bëhemi fqinjë të mirë me besim të ndërsjellë e parnerë të mirë me bashkëpunim me përfitim të përbashkët, duke u dhënë energji të re marrëdhënieve Kinë - Kore e Jugut, shtoi Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.
Ai tha se Kina është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin e gjithanshëm me përfitime të ndërsjella me Korenë e Jugut, të mbrojë së bashku parimet e tregtisë së lirë dhe të ruajë qëndrueshmërinë e lirshmërinë e zinxhirëve të furnizimit.

Foto nga MPJ
Kim dhe ligjvënës të tjerë nga parti të ndryshme politike, pjesë e delegacionit që shkoi në Pekin, thanë se Bashkimi i Parlamentarëve Kore e Jugut-Kinë është i gatshëm të punojë me Kinën për të forcuar komunikimin strategjik, për të përmirësuar shkëmbimet, për të eksploruar potencialin e bashkëpunimit e për të shtuar vazhdimisht mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet të dy popujve, duke promovuar marrëdhëniet miqësore dypalëshe. (Çang Çuo)
