Mbi 400 produkte dhe teknologji të reja do të debutojnë në Ekspozitën Globale të Tregtisë Dixhitale
2024-09-19 10:26:53

foto nga CFP

foto nga CFP

Më shumë se 400 produkte dhe teknologji të reja do të debutojnë në Ekspozitën e tretë Globale të Tregtisë Dixhitale, e planifikuar të zhvillohet nga 25 deri më 29 shtator në Hangzhou, kryeqendra e provincës Zhejiang të Kinës lindore, deklaroi të mërkurën në një konferencë për shtyp zv.ministri i Tregtisë, Tang Wenhong, citon “Xinhua”.

Sipas tij, afërsisht një e katërta e këtyre produkteve e kanë origjinën nga jashtë shtetit, një përqindje dukshëm më e lartë se edicionin e mëparshëm.

Zv.ministri theksoi se në ekspozitë do të marrin pjesë kompanitë kryesore nga 32 vende dhe rajone, me kompanitë ndërkombëtare që përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të ekspozuesve dhe zonave të ekspozitës.

Tang theksoi se këtë vit do të krijohet për herë të parë një zonë dedikuar industrive të së ardhmes, duke shfaqur teknologjitë më të fundit, në fusha të tilla si robotët inteligjentë.

Gjatë ekspozitës do të publikohet edhe një raport mbi tregtinë dixhitale të Kinës, i cili do të fokusohet në arritjet dhe perspektivat e ardhshme të tregtisë dixhitale dhe do të tregojë mençurinë kineze për të kapërcyer ndarjen dixhitale globale.

E nisur në vitin 2022, ekspozita, e cila këtë vit do të ketë si vende nderi Kazakistanin dhe Tajlandën, bashkorganizohet nga qeveria e provincës Zhejiang dhe Ministria e Tregtisë e Kinës. (Elona)