foto nga CFP
Provinca Zhejiang e Kinës lindore aktivizoi përgjigjen emergjente të nivelit IV të mërkurën në pritje të tajfunit “Pulasan”, i 14-i i këtij viti.
Sipas autoriteteve lokale meteorologjike, “Pulasan” po lëviz në veriperëndim me afërsisht 45 km në orë, me shpejtësi maksimale të erës pranë qendrës së tij që arrin 23 metra në sekondë, shkruan “Xinhua”.
Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës bëri të ditur se tajfuni pritet të zbresë përgjatë zonave bregdetare të Zhejiang nga pasditja e së enjtes deri në mbrëmje, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu.
Qendra lëshoi alarmin blu për tajfunin të mërkurën në mëngjes, duke parashikuar se stuhia do të prekë rajonet lindore dhe jugore me stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm.
Autoritetet meteorologjike në Zhejiang paralajmëruan për fatkeqësi të mundshme dytësore, duke përfshirë përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Kina ka një sistem me katër nivele të reagimit ndaj emergjencave, me nivelin I që është përgjigjja më e ashpër dhe një sistem paralajmërimi të motit të koduar me ngjyra me katër nivele, ku e kuqja përfaqëson pikën më kritike, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Elona)