Lëshohet raketa Marshim i Madh që mban dy satelitë për sistemin BeiDou, 19 shtator 2024, Xichang, provincë Sichuan, Kinë Jugperëndimore(Foto nga VCG)
Kina lëshoi të enjten dyshen e fundit të satelitëve rezervë për Sistemin Satelitor të Navigimit BeiDou-3 (BDS-3).
Satelitët, të 59-ët dhe të 60-ët në familjen e BeiDou, u lëshuan në orën 9:14 të mëngjesit sipas orës lokale. Ata u dërguan në orbitë me një raketë Marshim i Madh-3B, nga Qendra e Lëshimit Satelitor Xichang në Sichuan të Kinës jugperëndimore.
Dy satelitët e orbitës së mesme të Tokës (MEO) do të rrisin besueshmërinë e sistemit. Ato do të përmirësojnë shërbimet e pozicionimit, navigimit, kohës si edhe komunikimit me mesazhe të shkurtra për përdoruesit globalë, siç raportohet nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).
Përveç satelitëve rezervë, BDS-3 operon gjithsej edhe 30 satelitë në rrjet në orbitë, shumica e të cilëve janë në shërbim prej gjashtë vjetësh. Pjesa më e madhe janë projektuar për një jetëgjatësi 10 vjeçare, ndaj studiuesit po planifikojnë një përmirësim në vendosjen e satelitëve të rinj.
Do të hyjmë në dislokimin e BDS-4 me dy satelitët që shërbejnë si shtesat e fundit në BDS-3, tha për CMG Liu Yingchun, projektuesi kryesor i BDS-3. Ndaj, përveç operacioneve të rregullta, satelitët do të kryejnë gjithashtu verifikim teknik dhe eksplorim në yjësi, shtoi Liu.
Kina ka përcaktuar një strategji zhvillimi me tre hapa për sistemin e saj të navigimit BeiDou. Hapi i parë për të ofruar shërbime për përdoruesit vendas, i dyti për zgjerimin e shërbimeve në rajonin e Azi-Paqësorit dhe i treti për ofrimin e shërbimeve në nivel global.
Ndërtimet e BDS-1 dhe BDS-2 përfunduan përkatësisht në vitet 2000 dhe 2012. Pas përfundimit dhe vënies në shërbim të BDS-3 në korrik 2020, Kina u bë vendi i tretë që kishte një sistem satelitor global navigimi të pavarur.
Përfundimi i strategjisë me tre hapa nuk është fundi.
Vendi ka planifikuar që deri në vitin 2035 të ndërtojë një sistem pozicionimi e navigimi më të kudondodhur, më të integruar, më inteligjent dhe më gjithëpërfshirës, i cili nënkupton një sistem më të fortë, më të sigurt dhe më të besueshëm, me BDS në themel, për të mbuluar ambientet e brendshme dhe të jashtme, nga thellësitë e detit deri në ato të hapësirës.
Për të ndërtuar një sistem të tillë, Kina fillimisht planifikon që deri në vitin 2025 të ndërtojë një sistem konstelacioni me orbitë të ulët, duke u mbështetur në BDS, në një përpjekje për të realizuar ndarjen globale të shërbimeve të pozicionimit në nivel centimetri. Ndërkohë, duhen adresuar problemet teknike që lidhen me sinjalet e navigimit dhe ndërhyrjet, për të realizuar navigimin në hapësirën nënujore, të brendshme dhe të thellë.