foto nga CFP
Shkollat fillore dhe të mesme, si dhe kopshtet në qytetet Kaifeng dhe Xinxiang, të provincës Henan në Kinën qendrore, pezulluan mësimin të mërkurën, për të garantuar sigurinë e nxënësve, për shkak të tajfunit “Bebinca”, shkruan “Xinhua”.
Qendra e tajfunit u zhvendos në qytetin Zhoukou, Henan, herët në mëngjes të së mërkurës.
Zyra provinciale Meteorologjike përmirësoi reagimin e saj emergjent ndaj stuhisë së shiut në nivelin III, niveli i tretë më i lartë.
Deri mëngjesin e të mërkurës, pjesët veriore, lindore dhe juglindore të provincës patën reshje të dendura shiu dhe stuhi.
Rreth 82 stacione meteorologjike në shtatë zona në nivel qarku në të gjithë Henanin regjistruan më shumë se 100 milimetra reshje.
“Bebinca”, tajfuni i 13-të i këtij viti, zbarkoi në Shangai mëngjesin e të hënës. Tajfuni, me forcën maksimale të erës pranë qendrës së tij 42 metra në sekondë, goditi bregun në zonën Lingang të rrethit Pudong.
Besohet se ky është tajfuni më i fortë që ka goditur Shangain në 75 vjet. (Elona)