Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë godet Xinjiang, nuk raportohet për viktima
2024-09-18 14:29:34

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një tërmet me magnitudë 4.6 goditi të martën Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore.

Deri mbrëmjen e së martës, autoritetet lokale të zjarrfikësve nuk raportuan për viktima, bën të ditur “Xinhua”.

Tërmeti goditi rrethin Dabancheng të Urumqi, kryeqendra e Xinjiang, në orën 16:33 (koha e Pekinit). Epiqendra u monitorua me një thellësi prej 32 km, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë.

Lëkundje të forta u ndjenë edhe në Urumqi.

Punonjësit e shpëtimit dhe personeli i reagimit emergjent u dërguan menjëherë në zonën e prekur.  (Elona)