Foto nga CFP
Panairi Ndërkombëtar i Kinës 2024 për Tregtinë e Shërbimeve (CIFTIS), i zhvilluar në Pekin, përfundoi duke arritur rreth 1000 rezultate praktike, të cilat përfshijnë transaksione dhe investime në fusha të tilla si ndërtimi, financa dhe shërbimet e biznesit.
Gjatë aktivitetit u mbajtën gjithsej 56 sesione, duke përfshirë takimet e negociatave dhe promovimit të projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar, shkruan “Xinhua”.
“Gjithsej 111 ndërmarrje dhe institucione, duke përfshirë kompanitë e “Fortune Global 500” dhe liderët e industrisë kanë publikuar 219 arritje në fushat e dixhitalizimit, inteligjencës artificiale, kujdesit shëndetësor etj.”,- tha Piao Xuedong, kreu i Zyrës komunale të Tregtisë së Pekinit, gjatë një konference për shtyp.
Edicioni i këtij viti shfaqi teknologji të shumta më të avancuara, duke përfshirë robotin e kirurgjisë ortopedike të pajisur me teknologjinë e të mësuarit të thellë të inteligjencës artificiale, stimuluesin kardiak më të vogël në botë e kështu me radhë.
“CIFTIS i këtij viti ka arritur rezultate të frytshme, duke treguar vendosmërinë e Kinës për të promovuar zhvillim me cilësi të lartë përmes hapjes së nivelit të lartë”,- tha gjatë konferencës për shtyp Wang Bo, zyrtar në Ministrinë e Tregtisë. (Elona)